Tërmet i fuqishëm, infermieret rrezikojnë jetën për të shpëtuar të sapolindurit

Azia

Tërmet i fuqishëm, infermieret rrezikojnë jetën për të shpëtuar të sapolindurit

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 13:57
Pamje nga video

Para çdo gjëje detyra: të shpëtohen foshnjat! Kështu disa infermiere rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar foshnjat teksa binte tërmet.

Pamjet që gjeni më poshtë vijnë nga reparti i të sapolindurve në një spital në Japoni, dhe tregon pamjen më njerëzore që mund të shihet.

Toka dridhet nga një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës rihter që goditi këtë të hënë prefekturën e Fukushima, në verilindje të Japonisë.

Infermieret nuk kërkojnë mburojë për vete, dhe as përfshihen nga paniku, por para së gjithash mendojnë për fëmijët që ndodhen në djepet e tyre.

Infermieret shihen teksa lëshohen drejt foshnjave për ti mbrojtur, deri në momentin që tërmeti përfundon. Ato dëgjohen duke thënë fjalën “përfundoi” dhe më tej rikthehen në vendet e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat