“I vdekuri” zgjohet pak para varrimit të tij

Azia

“I vdekuri” zgjohet pak para varrimit të tij

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 20:32
Ilustrim

Varri ishte hapur, familja ishte e pranishme dhe trupi do të varrosej. Por një varrim në Indi mori kthesë të papritur kur njeriu i vdekur ka filluar të lëvizë. Të pranishmit në varrimin e Muhammed Furqanit vështruan me habi pasi e kuptuan se i dashuri i tyre  i deklaruar i vdekur nga mjekët – ishte ende i gjallë. 20-vjeçarin u nxituan përsëri në spital dhe vendosën në një ventilator.

Raportohet se Furqan, i cili ka qenë i pavetëdijshëm që nga një aksident më 21 qershor, u shpall i vdekur të hënën pasi familja e tij i tha një spitali privat të paidentifikuar që kujdesi për atë është i papërballueshëm pasi që nuk kishin para për të paguar faturat e tij. Vëllai më i vjetër Mohammad Irfan tha se familja ishte lënë e traumatizuar nga emocionet. “Jemi të shkatërruar, po përgatiteshim për varrimin e tij kur disa prej nesh e panë lëvizjen në gjymtyrët e tij. Ne menjëherë e dërguam Furqanin në spitalin ku mjekët thanë se ishte gjallë”, tha ai.

“Ne kishim paguar spitalin privat më herët dhe kur u kemi thënë atyre se kemi mbetur pa para, ata e kishin shpallur të vdekur Furqanin”, u shpreh tutje ai. Narendra Agarwal, zyrtari kryesor mjekësor në Lucknow, tha se çështja do të shqyrtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat