Kina: Hong Kongu është në krizën më të rëndë që nga viti 1997

Azia

Kina: Hong Kongu është në krizën më të rëndë që nga viti 1997

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 06:35
Hong Kong

Një zyrtar i lartë kinez përgjegjës për mbikëqyrjen e Hong Kongut thotë se qendrafinanciare aziatike po përballet me “situatën më të rëndë” që nga koha kur Britanialëshoi kontrollin mbi ishullin në vitin 1997.

Në një konferencë për shtyp të mërkurën në Shenzhen, qytet në kufi me HongKongun, kreu i zyrës së qeverisë për çështjet e Hong Kongut dhe Makaos, ZhangXiaoming, u tha qindra të pranishmëve se protestat gjithnjë e më të dhunshme pondikojnë gjerësiht tek shoqëria e territorit kinez.

Në Hong Kong aktivitetet e përditshme kanë ndalur pas disa javë demonstratashmasive në rrugë që nisën në muajin qershor duke marrë shkas nga qëndrimet kundërnjë projektligji që parashikonte ekstradimin për procese gjyqësore në Kinë. Projektligjiu pezullua, por demonstratat kanë vazhduar dhe janë zgjeruar me thirrje për demokracimë të madhe.

Të mërkurën autoritetet kineze postuan në internet pamje filmike të mijëra oficerë tëpolicisë, tek bënin prova për një anti-rebelim në Shenzhen.
Të martën zëdhënësi i zyrës për çështjet e Hong Kongut Yang Guang, u tha gazetarëvenë Pekin se është vetëm “çështje kohe” përpara se drejtuesit e protestave masive tëndëshkohen.

Ai tha se një grup i vogël kriminelësh e kanë shtyrë Hong Kongun në “një greminë tërrezikshme” dhe paralajmëroi protestuesit që të mos “e keqkuptojë situatën dhe të mose shohin si dobësi vetëpërmbatjen e Pekinit”, siç tha ai. Yang Guang tha gjithashtu se”ata që luajnë me zjarrin, do ta pësojnë prej tij”. /VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat