“Qyteti fantazmë” shfaqet mbi liqenin kinez, dëshmitarët u mahniten me pamjet që zgjatën rreth gjysmë ore

Azia

“Qyteti fantazmë” shfaqet mbi liqenin kinez, dëshmitarët u mahniten me pamjet që zgjatën rreth gjysmë ore

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 07:41
Pamje nga video

Banorët në qytetin kinez Huai’an u mahnitën pasi pamjet e një ‘qyteti fantazmë’ u shfaqën mbi horizont.

Sipas mediave të huaja, një gjë e tillë u shfaq pasdite mbi Liqenin Hongze në provincën Jiangsu në Kinën lindore, sipas mediave lokale.

Banorët e mahnitur nxituan të shohin spektaklin e pazakontë, i cili zgjati rreth gjysmë ore në pjesën jug-perëndimore të liqenit, raportoi Jiangsu News Broadcast.

Duke pushtuar 2.069 kilometra katrorë (798 milje katrorë), Hongze është liqeni i katërt më i madh i ujërave të ëmbla në Kinë.

Besohet se pamja ishte një formë iluzioni që është e zakonshme në mot të lagësht.

Fenomeni shkaktohet kur lagështia në ajër bëhet më e ngrohtë se temperatura e ujit më poshtë.

Siç thuhet tutje, efekti ndodh kur rrezet e dritës depërtojnë në shtresat e ajrit me një densitet të ndryshëm, të cilat më pas reflektojnë për të treguar një imazh të objekteve larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat