Maduro ndërpret negociatat me opozitën

Azia

Maduro ndërpret negociatat me opozitën

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 15:17
Maduro

Qeveria venezueliane e Nicolas Maduro ka vendosur të ndërpresë negociatat me opozitën, si protestë kundër ngrirjes së interesave të saj ekonomike në SHBA të urdhëruar nga administrata Trump, që minon atë që dukej se ishte mënyra më e mirë për paqen në vend, pas një bllokimi politik për më shumë se gjashtë muaj.

Vendimi befasoi përfaqësuesit e liderit të opozitës Juan Guaidó, i cili kishte mbërritur tashmë në ishullin e Karaibeve, Barbados, duke pritur të fillonte sot raundin e gjashtë të bisedimeve, që filluan në maj nën kujdesin e Norvegjisë.

“Ne venezuelianët kemi vërejtur me indinjatë të thellë mënyrën në të cilën udhëheqësi i opozitës, Juan Guaidó, feston, promovon dhe mbështet këto veprime të dëmshme kundër sovranitetit të kombit tonë dhe të drejtave më themelore të njeriut”, deklaroi qeveria në një deklaratë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat