Koreja e Veriut teston 'raketa balistike me rreze të shkurtër'

Azia

Koreja e Veriut teston 'raketa balistike me rreze të shkurtër'

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 07:47
Ilustrim

Koreja e Veriut ka gjuajtur dy raketa në det, lëshimi i saj i pestë i tillë javët e fundit.

Raketat mendohet se janë raketa balistike me rreze të shkurtër, thotë ushtria e Koresë së Jugut.

Nëse konfirmohet, një provë e tillë do të ishte një shkelje e 11 rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Nisjet vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte marrë një "letër shumë të bukur" nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Trump tha që  Kim nuk ishte i kënaqur me ushtrimet e tanishme ushtarake të përbashkëta SHBA-Kore.

Raketat u qëlluan nga afër qytetit lindor të Hamhung në Provincën Hamgyong të Jugut dhe u ulën në Detin e Japonisë në lindje të gadishullit Kore.

Të nisur në 05:34 dhe 05:50 (me orën lokale), ata fluturuan një distancë prej rreth 400 km (250 milje), në një lartësi prej rreth 48 km me një shpejtësi maksimale më shumë se Mach 6.1 , tha një deklaratë ushtarake e Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut ka gjuajtur një seri raketash  që kur Trump dhe  Kim u takuan në qershor për të rifilluar negociatat e denuklearizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat