Evakohuen 1 milionë banorë në Kinë, 28 të vdekur deri më tash

Azia

Evakohuen 1 milionë banorë në Kinë, 28 të vdekur deri më tash

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Kina është goditur nga një tajfun i rrezikshëm, i cili u ka marrë jetën 28 vetave, ndërsa 20 veta të tjerë në bregdetin lindor të vendit aziatik.

Tajfuni “Lekima”, i cili ka shpejtësi 209km/h ka paralizuar sistemin e transportit ajror dhe detar si dhe ka sjellë dëme të mëdha materiale duke shembur 200 shtëpi. Deri më tani janë evakuar mbi 1 milionë veta në provincën e Zhejiangut.

Autoritetet kineze kanë bllokuar portet dhe fluturimet ajrore. Mediat në vend theksojnë se ky tajfuni më u fuqishëm që ka goditur Kinën që prej vitit 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat