Tajfuni godet Kinën - Bota Sot
Tajfuni godet Kinën

Azia

Tajfuni godet Kinën

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Të paktën 33 njerëz kanë vdekur dhe 16 të tjerë raportohen të zhdukur si rezultat i tajfunit Lekim, i cili përfshiu Kinën Lindore, në jug të Shangait.

Ekipet e shpëtimit evakuuan njerëzit e bllokuar në shtëpitë e tyre. Shumica e njerëzve humbën jetën në një fshat në provincën lindore të Zhejiang. Të paktën 23 njerëz vdiqën nga rrëshqitja e tokës.

Shirat e mëdha shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe më shumë se një milion njerëz u evakuuan.

Tajfuni Lekim, i cili goditi provincën lindore me shpejtësi deri në 187 kilometra në orë, shkaktoi ndërprerje të trafikut pasi mijëra fluturime dhe nisje të trenave u anuluan.

Si rezultat i tajfunit, 173.000 hektarë të lashta dhe 34.000 amvisëri në krahinë u shkatërruan, thanë autoritetet lokale.

Dëmi i tajfunit vlerësohet të jetë 2 miliard dollarë.

Lekim, tajfuni i nëntë në Kinë këtë vit, po lëviz drejt veriut dhe pritet të godasë bregun në Shandong.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat