Dikur ishte i pastrehë, milioneri 21-vjeçar tashmë po jep këshilla se si të bëni para

Azia

Dikur ishte i pastrehë, milioneri 21-vjeçar tashmë po jep këshilla se si të bëni para

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 16:39
Harry Sanders

Një milioner 21-vjeçar i cili ishte i pastrehë dhe flinte nën një urë në moshën 17-vjeçare, ka dhënë disa këshilla për sipërmarrësit e tjerë të rinj që kërkojnë të gjejnë sukses.

Harry Sanders, 21 vjeç, i cili jeton në Melburn të Australisë, kishte probleme familjare përgjatë moshës 17-vjeçare, ku edhe humbi stabilitetin financiar. Ai tani vlen më shumë se një milionë euro.

Gjërat si sigurimi i gjumit të plotë prej tetë orësh dhe të mos veshurit kostum janë një ndër sekretet që i ndihmuan Sanders të ketë vlerë kaq të madhe.

“Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme për të bërë është të jesh vetvetja. Asnjëherë nuk veshi kostume. Çdoherë veshi atë çfarë më bën të ndihem rehat”, tha ai për 7NEWS.

Ai tha se ishte gjithashtu e rëndësishme për sipërmarrësit të sigurojnë një ekuilibër të rreptë të punës dhe jetës, si dhe të jetuarit ndryshe do të ndikonte në produktivitet.

Ndërtimi i përspektivës është një tjetër element thelbësor për suksesin e tij dhe ai tha se leximi i librave, revistave dhe çdo përmbajtje tjetër në temën tuaj të interesit do të arrinte këtë qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat