93 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës në Indi

Azia

93 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës në Indi

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 16:56
93 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës në Indi

Të paktën 93 njerëz vdiqën dhe mbi 400.000 të tjerë u shpërngulën nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet ditët e fundit në jug të Indisë.

Numri më i madh i viktimave, 57 sosh, ishte regjistruar në shtetin Kerala, thanë autoritetet lokale.

Në bilancin e mëparshëm, pati 42 viktima dhe 165.000 të shpërngulur.

Mediat vendore raportojnë se 31 persona humbën jetën në shtetin fqinj Karnataka, duke shtuar se pesë vdiqën në shtetin Tamil Nadu.

Në Kerala, 223 njerëz vdiqën vitin e kaluar dhe disa qindra-mijëra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sezoni i shirave të dendura në Azi zgjat nga qershori deri në shtator

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat