Shfaqet presidenti turkmen, pavarësisht thashethemeve për vdekje - Bota Sot
Shfaqet presidenti turkmen, pavarësisht thashethemeve për vdekje

Azia

Shfaqet presidenti turkmen, pavarësisht thashethemeve për vdekje

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 20:06
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, (majtas) dhe presidenti turkmen, Gurbanguly Berdymukhammedov.

Presidenti turkmen, Gurbanguly Berdymukhammedov, ka nisur një forum ekonomik në Turkmenistan, duke shënuar kështu paraqitjen e parë publike nga 5 korriku, prej kur kanë nisur thashethemet se ka vdekur në spital, apo është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë nga qyteti, Turkmenbashi, Berdymukhammedov, është parë teksa ka mbajtur fjalimin e tij për 20 minuta.

Berdymukhammedov është parë duke folur qartë, teksa i është drejtuar audiencës që përfshinte kryeministrat e Rusisë, Kazakistanit, Uzbekistanit, Azerbajxhanit, Bullgarisë, si dhe nënpresidentin e Iranit.

Thashethemet e pakonfirmuara për vdekjen e Berdymukhammedovit janë parë në mediat ruse më 20 korrik, dy javë pasi 62-vjeçari është parë për herë të fundit në publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...