Përmbytjet masive marrin jetën e 270 personave në Indi - Bota Sot
Përmbytjet masive marrin jetën e 270 personave në Indi

Azia

Përmbytjet masive marrin jetën e 270 personave në Indi

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 08:55
Foto

India është përfshirë në përmbytje masive të cilat deri tani kanë marrë jetën e 270 personave si dhe kanë detyruar të evakuohen mbi një milion persona.

Autoritet thanë se përmbytjet masive kanë përfshirë 6 shtete si shkak i reshjeve të dendura të shiut që kanë dy javë të cilat kanë përfshirë të gjithë Indinë.

India “goditet” nga shirat nga qershori në shtator, duke përmbytur zona të tëra rurale. Në këtë vend, si rrjedhojë shirave dhe përmbytjeve, shkaktohen viktima për çdo vit.

Shtetet e Kerala dhe Karnataka në jug, së bashku me Maharashtra dhe Gujarat në perëndim, ishin ndër më të goditurit nga përmbytjet e fundit, që dëmtuan rrugët dhe linjat hekurudhore. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...