Pakistani kërcënon Indinë me "luftë deri në fund" - Bota Sot
Pakistani kërcënon Indinë me "luftë deri në fund"

Azia

Pakistani kërcënon Indinë me "luftë deri në fund"

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 21:38
Kryeministri i Pakistanit Imran Kahn në Kashmir

Në kulmin e tensioneve për Kashmirin, kryeministri i Pakistanit, Imran Khan e akuzoi Indinë, se po planifikon sulme ndaj pjesës së rajonit malor pakistanez. Vendi i tij posedon informacionet përkatëse të shërbimeve sekrete.

"E paralajmëroj kryeministrin e Indisë Narendra Modi, se reagimi ynë do të jetë edhe më i fortë", tha Khan në një fjalim në Ditën e Pavarësisë së Pakistanit. "Forcat tona të armatosura dhe i gjithë kombi ynë janë të gatshëm të reagojnë." Khan kërcënoi me "një luftë deri në fund". Ka ardhur koha, që India "të marrë një mësim", tha Kahn në parlament në Muzaffarabad në pjesën pakistaneze të Kashmirit.

India dhe Pakistani janë në konflikt që prej 70 vjetësh për rajonin e Himalajeve Kashmir. Për këtë rajon janë zhvilluar dy luftëra deri tani. Të dy fuqitë atomike kontrollojnë nga një pjesë të Kashmirit, ndërsa një pjesë tjetër e këtij rajoni i përket Kinës.

Kashmiri eventualisht temë e Këshillit të Sigurimit këtë javë

Meqënëse qeveria në Indi në fillim të javës së kaluar pjesës së vet të Kashmirit ia shfuqizoi statusin e autonomisë, Pakistani u kërkoi vendeve të Këshillit të Sigurimit në OKB që të organizojnë një mbledhje të posaçme. Nga qarqet diplomatike thuhet, se kjo temë ndoshta do të vendoset gjatë kësaj jave në agjendën e Këshillit të Sigurimit.

Autonomia e deritanishme i siguronte pjesës indiane të Kashmirit ndër të tjera një kushtetutë të vetën dhe kompetenca të zjgeruara. Shumë qytetarë të Kashmirit janë kundër rregullores së re. Dhjetra mijë ushtarë janë dërguar në rajon për të parandaluar protestat kundër qeverisë në Nju Delhi. Interneti dhe telefonat janë bllokuar. Eshtë vendosur ndalim qarkullim. Me rregullin e ri kryeministri i Indisë Modi do që ta integrojë më fort këtë rajon në Indinë me shumcëc të besimit hinduist. / hf/gri (afp, dpa)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...