Rritet numri i viktimave civile në Siri, vriten 11 fëmijë

Azia

Rritet numri i viktimave civile në Siri, vriten 11 fëmijë

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 14:19
Siri

Aktivistët sirianë kanë thënë se së paku 11 fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore të forcave të regjimit të Asadit në pjesën veriperëndimore të Sirisë në dy ditët e fundit. Ofenziva e forcave siriane po mbështetet edhe nga ushtria ruse.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut tha se shtatë persona, shumica fëmijë, kanë vdekur nga një sulm ajror të shtunën në mëngjes. Të premten, 13 persona u vranë nga sulmet ajrore në fshatin al-Haas. Në mesin e viktimave ishte një grua shtatzënë.

Personat e vrarë ishin duke kërkuar strehim pasi ishin larguar nga një zonë tjetër e rrezikshme.

Rami Abdulrahman, drejtor i vëzhgimeve civile, tha se duket që qeveria ka për qëllim t’i largojë civilët nga vendbanimet e tyre pas eskalimit të situatës në fund të prillit.

Sipas statistikave, më shumë se 730 civilë janë vrarë nga forcat qeveritare ose ushtria ruse që nga fundi i prillit.

Siria dhe Rusia kanë thënë se forcat e tyre nuk i kanë cak civilët por grupet militante, përfshirë Al Nusra-n, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat