Ushtria izraelite vret tre militantë palestinezë

Azia

Ushtria izraelite vret tre militantë palestinezë

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj një grupi të palestinezëve të armatosur, të cilët po përpiqeshin ta kalonin kufirin e Gazës. Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se tre persona janë vrarë.

“Para disa orësh, Forcat Izraelite të Mbrojtjes e kanë vërejtur një numër të personave të armatosur pranë rrethojës së sigurisë në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Një helikopter i forcave dhe një tank kanë hapur zjarr në drejtim të tyre”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Mjekët palestinezë thanë se i kanë tërhequr tre trupa nga vend ii luftimeve, ndërsa zyrtarët e një spitali në Gaza njoftuan se një person tjetër është plagosur.

Incidenti ndodhi në natën mes së shtunës dhe të dielës, pak kohë pas lëshimit të tri raketave nga Gaza në Izrael. Lajmin e bënë të ditur ushtria dhe policia izraelite.

Rasti ende nuk është komentuar nga asnjëri grup i armatosur në Gaza. Në këtë përleshje nuk është lënduar asnjë izraelit.

Gaza është territor i qeverisur nga grupi i Hamasit, i cili i ka zhvilluar tri luftëra me Izraelin në dekadën e fundit. Izraeli i ka tërhequr trupat nga kjo zonë në vitin 2005, por vazhdon ta mbajë të izoluar rajonin duke u thirrur në shkaqe sigurie. Tensionet përgjatë kufirit janë të larta dhe shpesh shkaktohen viktima, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat