Hong Kong: Policia ndërhyn ndaj protestuesve

Azia

Hong Kong: Policia ndërhyn ndaj protestuesve

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 20:41
Protesta

Policia në Hong Kong u përball me protestuesit në një stacion treni periferik pasi përkujtuan një sulm nga persona të maskuar ndaj mbështetësve të lëvizjes antiqeveritare.

Me këtë rast policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve me arsyetimin se ata bllokuan rrugët dhe drejtuan laser ndaj oficerëve të policisë.

Policia më pas u mor me një grup protestuesish të mbetur, të cilët ishin duke spërkatur vaj në dysheme dhe duke grumbulluar karrige për invalidë, kontejner bërlloku dhe çadra dielli për të ngadalësuar oficerët, raporton AP.

Nuk raportohet për të lënduar ose të arrestuar.

Protestuesit e veshur me të zeza u grumbulluan në stacionin Juen Long më herët për të shënuar ngjarjet e 21 korrikut, kur një grup burrash të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar sulmuan protestuesit, një përshkallëzim tronditës i protestave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat