Palestinezët sulmojnë një familje izraelite

Azia

Palestinezët sulmojnë një familje izraelite

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Një izraelite është vrarë dhe dy persona të tjerë janë plagosur, nga një sulm i palestinezëve afër Bregut Perëndimor, njoftuan zyrtarët shëndetësor.

Ushtria e Izraelit tha se një person, dhe dy fëmijët e tij u sulmuan nga palestinezët, të cilët përdorën një pajisje shpërthyese të improvizuar.

Zyrtarët njoftuan më pas se nga plagët e marra gjatë sulmit, një 17 vjeçare ka humbur jetën.

Ushtria tha se incidenti po trajtohet si një sulm terrorist.

Rajoni pati përleshje vitin e kaluar, midis palestinezëve dhe izraelitëve, për shkak të zgjerimit të vendbanimeve. Fshatarët palestinezë u ankuan se atyre po përpiqeshin të iu merrnin tokën, përfshirë burimet e ujit.

Në këtë pjesë fshatrat palestineze janë shumë afër vendbanimeve izraelite dhe autoritetet e Izraelit kontrollojnë plotësisht territorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat