Të pasurit e Iranit po i përdorin autoambulancat për të depërtuar në trafik

Azia

Të pasurit e Iranit po i përdorin autoambulancat për të depërtuar në trafik

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Në Iran, përdorimi i automjeteve të ambulancës është bërë veprim i popullarizuar në mesin e shtresës së pasur të popullsisë, të cilët dëshirojnë ta shmangin tollovinë në trafik dhe të arrijnë në destinacionin e tyre sa më shpejt që është e mundur.

Kryetari i shërbimit privat ambulantor i Republikës Islamike të Iranit ka pranuar se yjet e filmit dhe profesorët e pasur po i përdorin automjetet mjekësore për këtë qëllim.

Dr.Mojtaba Lohrasbi, tha për një agjenci lajmesh: “Forcat policore në Tehran janë shumë të ngarkuara, saqë nuk kanë pasur mundësi të bashkëpunojnë me ne për t’i dhënë fund kësaj dukurie ilegale”.

Ai shtoi se përdorimi i autoambulancës për t’iu shmangur kolonave të gjata në trafik nuk është i kufizuar vetëm te personat e famshëm dhe mësuesit privatë, por nuk dha hollësi për grupet tjera që po e bëjnë këtë veprim.

Ambulancat private në Iran, njësoj si në Britaninë e Madhe, menaxhohen në bazë të rregullave të prera. Asnjë ambulancë nuk lejohet të udhëtojë pa qëllim të caktuar mjekësor ose pa transportuar njerëz të sëmurë ose të lënduar.

Prokurori i përgjithshëm i Tehranit ka dhënë urdhër për ndalimin e keqpërdorimit të këtyre automjeteve dhe pritet që policia të marr masa të ashpra ndaj personave që kapen duke e bërë këtë vepër, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat