Indonezia vendos që kryeqytetin e ri ta ndërtojë në ishullin Borneo

Azia

Indonezia vendos që kryeqytetin e ri ta ndërtojë në ishullin Borneo

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, tha të hënën se vendi i tij e ka zgjedhur ishullin lindor të Borneos për ndërtimin e kryeqytetit të ri. Ky shtet po synon që ta largojë dyndjen e madhe të madhe të popullsisë nga Xhakarta përmes ndërrimit të kryeqytetit.

Vend ii propozuar ndodhet afër qyteteve rajonale Balikpapan dhe Samarinda dhe është qendër gjeografike e arkipelagut të Azisë Juglindore dhe një zone ku qeveria ka në pronësi 180 mijë hektarë.

Presidenti njoftoi se ky vend, që shtrihet në provincën e Kalimantanit Lindor dhe është në rrezik minimal nga fatkeqësitë natyrore.

“Si vend i madh me pavarësi prej 74 vjetësh, Indonezia asnjëherë nuk e ka zgjedhur kryeqytetin e vet. Xhakarta është ngarkuar shumë me qeverisje, biznes, financa, tregti dhe shërbime”, shtoi ai.

Sipas presidentit, kostoja e realizimit të projektit për kryeqytetin e ri është rreth 33 miliardë dollarë amerikanë.

Rreth 20 për qind e kësaj shume të parave do të sigurohet drejtpërdrejt nga qeveria, ndërsa pjesa tjetër në bashkëpunim me partnerët e sektorit privat.

Xhakarta, kryeqyteti me 10 milionë banorë, është përballur kohëve të fundit me trafik të ngarkuar, nivel të madh ndotjes dhe rrezik nga tërmetet e vërshimet, shkruan “France24”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat