Pas Sirisë, Izraeli bombardon edhe Libanin

Azia

Pas Sirisë, Izraeli bombardon edhe Libanin

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Një agjenci libaneze e lajmeve njoftoi se Izraeli e ka sulmuar me raketa një pozicion ushtarak palestinez në Liban, afër kufirit me Sirinë, në orët e para të ditës së hënë.

Vendi i goditur nga sulmi izraelit i përket Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës dhe në të është e vendosur komanda qendrore e grupit.

Sulmet me raketa erdhën vetëm një ditë pasi dy dronë ranë mbi një qendër mediale të Hezbollahut, me ç’rast njëri prej tyre shpërtheu dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. Hezbollahu dhe ushtria libaneze thanë se dronët ishin në pronësi të Izraelit.

Një zyrtar i qendrës palestineze në Liban tha se hapësira e tyre është goditur nga tri raketa, të cilat kanë shkaktuar vetëm dëme material. Gazeta libaneze “An-Nahar” njoftoi se forcat e armatosura i janë kundërpërgjigjur me zjarr këtyre raketave.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite tha se forcat e armatosura nuk i komentojnë raportimet e huaja, ndërsa as ushtria libaneze nuk e ka komentuar ende incidentin, shkruan “France 24”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat