Irani thotë se e ka shitur naftën e anijes që u ndalua në Gjibraltar - Bota Sot
Irani thotë se e ka shitur naftën e anijes që u ndalua në Gjibraltar

Azia

Irani thotë se e ka shitur naftën e anijes që u ndalua në Gjibraltar

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Një zëdhënës i qeverisë iraniane ka thënë se Irani e ka shitur naftën që ishte duke u transportuar nga anija “Adrian Darya 1”. Kjo anije ishte ndaluar nga forcat britanike në Ngushticën e Gjibraltarit nën dyshimet se naftën do ta dërgojë në Siri në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.

Ky zëdhënës nuk tregoi për blerësin e naftës. Pas lirimit të anijes nga gjykata e Gjibraltarit, Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar që anija të sekuestrohej dhe se do t’i merrte të gjitha masat që nafta të mos dërgohej në Siri në kundërshtim me sanksionet amerikane.

“Republika Islamike e Iranit e ka shitur naftën e kësaj anije dhe tash pronari i kësaj nafte do të vendosë për destinacionin e saj”, tha zëdhënësi Ali Rabiei.

Sipas të dhënave për trafikun ujor, anija nuk është duke iu afruar më Turqisë dhe nuk dihet se në cili drejtim është duke lundruar ajo.

Tash për tash, anija ndodhet në ujërat e Greqisë, në perëndim të ishullit të Kretës, shkruan “Reuters”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...