Nuk donte që ato të lëndoheshin, burri martohet me dy të dashurat njëkohësisht - Bota Sot
Nuk donte që ato të lëndoheshin, burri martohet me dy të dashurat njëkohësisht

Azia

Nuk donte që ato të lëndoheshin, burri martohet me dy të dashurat njëkohësisht

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Një burrë nga Indonezia ka lidhur së fundmi kurore me dy të dashurat e tij, pasi ‘zemra e tij nuk mund të duronte t’i shihte të lënduara.’

Dasma e treshes, e cila u mbajt më 17 gusht, është bërë edhe në Facebook.

Sipas Vice, dhëndri në fjalë mendon se nuk ka asgjë të pazakonte të martohesh me dy gra. Pas ceremonisë, që u mbajt në Airtarap, Kalimantan, ai foli edhe për mediat.

Ndër të tjera, ai u shpreh:

Nuk do ma duronte zemra nëse ato do të lëndoheshin. Kështu që u martova me të dyja.”

Në Indonezi poligamia është plotësisht e ligjshme. Myslimanët, Balinezët dhe Papuans-ët praktikojnë zakonin e të pasurit më shumë se një grua ose burrë në të njëjtën kohë.

Sipas Kuranit, një burrë mysliman mund të ketë deri në katër gra, për aq kohë sa mund t’i mbështesë secilën në mënyrë të barabartë. Sidoqoftë, ligji indonezian thotë se një burrë mund të ketë një martesë poligame vetëm nëse arrin të marrë pëlqimin e gruas së parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...