Policia e Indonezisë vret gjashtë protestues në Papua

Azia

Policia e Indonezisë vret gjashtë protestues në Papua

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:33
Foto

Një faqe që ka cituar një grup separatist ka thënë se forcat e sigurisë në Indonezi kanë hapur zjarr ndaj protestuesve në provincën e Papua-s të mërkurën, duke lënë të vrarë së paku gjashtë persona gjatë përleshjeve pranë një zyre qeveritare.

Që nga java e kaluar, mijëra njerëz kanë protestuar kundër diskriminimit etnik dhe ua kanë vënë flakën një dyqani, një burgu dhe disa zyrave qeveritare.

Rreth 1200 policë janë dërguar në këtë rajon për t’i ndihmuar ushtrisë në konfliktin me separatistët.

Shumë njerëz u lënduan në përleshjet e së mërkurës në Papua për shkak të konfliktit me policinë.

Disa gazetarë kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna nga armët e zjarrit dhe besohet se cak i tyre kanë qenë protestuesit.

“Në mesin e viktimave të të shtënave ka edhe fëmijë”, tha Veronica Koman, avokate e të drejtave të njeriut.

Sidoqoftë, një zëdhënës i policisë në Xhakarta tha se raportet për vrasje të protestuesve janë provokim, por tha se një ushtar është vrarë dhe tre policë janë lënduar, shkruan “Reuters”.

Tweet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat