Punëtorët e restorantit lanë enët në liqen, e pësojnë keq

Azia

Punëtorët e restorantit lanë enët në liqen, e pësojnë keq

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Disa punonjës të restorantit më të mirë kinez në Nashville janë filmuar duke larë enët e kuzhinës në liqen.

Sipas raportimeve të mediave, ata u kapën duke larë çdo gjë nga tiganët tek tenxheret në ujërat e një liqeni të populluar në zonë.

Menjëherë pas postimit të videos në Facebook, departamenti i shëndetit dërgoi një inspektor për të analizuar situatën.

Shpjegimi i tyre ishte se ata kishin një lavaman që mblidhte shumë yndyrë dhe donin që t’i lanin diku tjetër ku lavamani të mos mbushej me yndyrë.

Restoranti u mbyll dhe u urdhërua që çdo enë dhe pajisje brenda ambienteve të pastrohej dhe dezinfektohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat