Trump: Afganistani "Harvard për terrorizëm", njofton tërheqjen e një pjese të ushtrisë

Azia

Trump: Afganistani "Harvard për terrorizëm", njofton tërheqjen e një pjese të ushtrisë

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se planifikon të zvogëlojë numrin e trupave në Afganistan nga 14,000 në 8.600, dhe do të vazhdojë të zvogëlojë praninë amerikane në vend.

Njoftimi vjen pasi emisari amerikan për Afganistan po vazhdon bisedimet me talebanët për t'i dhënë fund luftës më të gjatë 18-vjeçare të SHBA, raporton AP.

Trump tha se SHBA dhe talibanët i janë afruar marrëveshjes, por kjo është ende e pasigurt.

"Kush e di nëse kjo do të ndodhë," tha Trump për Fox News, duke shtuar se inteligjenca do të vazhdojë të jetë e pranishme në Afganistan.

Trump ka thënë se Afganistani ishte "Harvard për terrorizëm", duke shtuar se nëse grupet terroriste do të kryejnë ndonjëherë sulme nga ky vend, atëherë  SHBA do të kundërpërgjigjen ndaj tyre me një forcë  “të paparë deri më tash”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat