Skandali që trondit shtetin, dalin videot me skena seksuale të politikanëve - Bota Sot
Skandali që trondit shtetin, dalin videot me skena seksuale të politikanëve

Azia

Skandali që trondit shtetin, dalin videot me skena seksuale të politikanëve

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 07:31
Pamjet

Dy kaseta seksi të politikanëve iranianë janë publikuar në mediat sociale nga aktivistë që përpiqen të nxjerrin në pah hipokrizinë e zyrtarëve që predikojnë moralin.

Videoja e parë u postua në internet në 4 gusht dhe thuhet se ka kapur Ali Mohammad Ahmadi, ish-guvernatori i Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad – duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.

Një tjetër u publikua më 9 gusht dhe tregoi kryetarin e Sadrës, Abbas Malekzadeh lakuriq duke përkëdhelur një femër nudo.

Videoja, që mendohet se është filmuar nga Malekzadeh, është ndarë katër ditë pasi politikani u arrestua për korrupsion, së bashku me tre persona të tjerë nga këshilli i qytetit.

Kurorëzimi dhe seksi jashtë martesës janë të paligjshme sipas ligjit iranian dhe mund të çojë në dënimin me vdekje.

Burime të sigurta i thanë mediave lokale se Ahmadi ishte tentuar të rekrutohej nga një agjenci e huaj inteligjence e cila u përpoq ta detyronte të udhëtonte në Kanada dhe të merrte pjesë në një shfaqje TV kritike për qeverinë iraniane.

Ata pretenduan se videoja katër-minutëshe, që besohet se është filmuar me një aparat fotografik të fshehur, më pas u nda për shkak të refuzimit të Ahmadi.

Një bashkëpunëtore e ngushtë e Ahmadiut u betua se gruaja në video ishte gruaja e tij e ligjshme.

Megjithatë kritikët thanë- pas shfaqjes së videos së dytë në internet tetë minutëshe- se gruaja nuk ishte bashkëshortja e tij. Më vonë u raportua se ajo punon për një kompani ajrore iraniane.

Ahmadi është përshkruar si një reformist dhe centrist dhe ka lidhje të ngushta me qeverinë e Presidentit Hassan Rouhani.

Kohët e fundit ai dha dorëheqjen nga pozita e tij si guvernator për të filluar fushatën për zgjedhjet legjislative të shkurtit 2020.

Videot seksuale me politikanë shfaqen për herë të parë në Iran që nga themelimi Republikës Islamike të Iranit në 1979, shkruan “Mail”.

Por, ky nuk është skandali i parë që goditi zyrtarët, pasi në vitin 2007, Reza Zarei, shefi i policisë në Teheran, u arrestua në një bordello me gjashtë gra. Ai kaloi katër muaj në burg para se të dilte në pension të parakohshëm.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...