India ua heq shtetësinë 1.9 milion njerëzve

Azia

India ua heq shtetësinë 1.9 milion njerëzve

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Autoritetet indiane e kanë publikuar një listë me të cilën u hiqet shtetësia 1.9 milionë njerëzve në rajonin verilindor të Asamit.

Regjistri Kombëtar i Qytetarëve është lista e njerëzve që kanë sjellë dëshmi se kanë ardhur në këtë rajon para 24 marsit të vitit 1971, një ditë para se Bangladeshi ta shpallte pavarësinë nga Pakistani.

Njerëzit e mbetur jashtë listës së shtetësisë i kanë 120 ditë afat për të paraqitur ankesë kundër këtij vendimi. Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me personat që iu refuzohet kërkesa.

India thotë se i tërë procesi ka qenë i nevojshëm për identifikimin e imigrantëve ilegalë nga Bangladeshi.

Autoritetet tashmë i kanë ndaluar mijëra njerëz të dyshuar për qëndrim ilegal dhe po mbahen të ngujuar në disa kampe.

Familjeve që jetojnë në këtë rajon u është kërkuar që të dorëzojnë dokumente që dëshmojnë se kanë jetuar në Asam para vitit 1971, ndërsa ato që nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë janë futur në listën e imigrantëve ilegalë, shkruan “BBC".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat