Protestuesit në Hong Kong e kallin qendrën e qytetit - Bota Sot
Protestuesit në Hong Kong e kallin qendrën e qytetit

Azia

Protestuesit në Hong Kong e kallin qendrën e qytetit

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 20:44
Foto

Mijëra manifestues pro demokracisë i vunë flakën sot në mbrëmje një barrikade gjigante jo shumë larg nga selia qendrore e policisë së Hong Kongut në lagjen Wanchai.

Mediat raportojnë se protestuesit kanë përdorur panele plastike dhe karrige të shkulura nga një terren sportiv që ndodhej aty pranë, për të ngritur këtë barrikadë në mes të rrugës, para se t’i vënë flakën.

Në Hong Kong që prej 31 marsit janë zhvilluar vazhdimisht manifestime në favor të ruajtjes së statusit autonom të rajonit, që janë nxitur nga një projektligj i cili favorizon ekstradimin drejt Kinës.

Qytetarët e Hong Kongut nuk duan të jetojnë si pjesë autonome e Kinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...