Viktima e ISIS-it dëshirë të fundit e kishte t’i shohë edhe një herë fëmijët - Bota Sot
Viktima e ISIS-it dëshirë të fundit e kishte t’i shohë edhe një herë fëmijët

Azia

Viktima e ISIS-it dëshirë të fundit e kishte t’i shohë edhe një herë fëmijët

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 11:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është publikuar letra e një pengu të vrarë britanik të Shtetit Islamik. Ai ishte detyruar t’ua dërgojë atë prindërve dhe të kërkojë nga ta që t’i mbledhin 100 milionë funte për lirimin e tij. Në letër zbulohet edhe dëshira e fundit e pengut të vrarë.

Ish-inxhinieri David Haines, 44 vjeç, nga Perth-i i Skocisë, u vra në Siri në shtator të vitit 2014 pasi ishte rrëmbyer dhe ishte mbajtur i burgosur për 18 muaj.

Në letër, mes tjerash, ai kishte shkruar: “Kam dëshirë t’i shoh fëmijët dhe t’i përqafojë ata përsëri. Nuk mendoj se do t’i braktisja ata përsëri”.

Babai i dy fëmijëve ishte njëri nga 17 pengjet e ISIS-it, të cilët mbaheshin të burgosur nga grupi i njohur si “Beatles” për shkak të theksit të gjuhës. Në mesin e pengjeve kishte edhe amerikanë, spanjollë dhe francezë.

Në letër ai kishte thënë se shpreson që shuma prej 100 milionë funtesh nuk është e pamundur që të sigurohet. “Ata i kanë liruar pengjet e tjera dhe e kanë vrarë një”, kishte shkruar ai.

“Ky grup e bën atë që thonë se do ta bëjnë. Përderisa ka amerikanë dhe britanikë, kjo mund të jetë mrekulli, por kjo shumë mund të mblidhet. Nëse nuk mblidhet, kam frikë nga më e keqja”, thuhet në letrën e tij.

Në letrën e pengut nuk figuron ndonjë datë, por besohet se ajo është shkruar në muajin prill të vitit 2014, kur ishin liruar katër pengje franceze, shkruan “Daily Mail”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...