Koreja Veriore mohon akuzat se vodhi 2 miliardë dollarë me sulme kibernetike - Bota Sot
Koreja Veriore mohon akuzat se vodhi 2 miliardë dollarë me sulme kibernetike

Azia

Koreja Veriore mohon akuzat se vodhi 2 miliardë dollarë me sulme kibernetike

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 14:39
Foto

Zyrtarët e Koresë Veriore i kanë mohuar të dielën dyshimet se ky shtet i ka përfituar dy miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike ndaj bankave dhe këmbimeve të kriptovalutave. Vendi komunist i akuzoi Shtetet e Bashkuara për përhapje të thashethemeve.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, Koreja Veriore i ka shfrytëzuar sulmet e sofistikuara kibernetike në masë të gjerë për të vjedhur para nga bankat dhe nga këmbimi i kriptovalutave. Në këtë mënyrë, sipas raportit, ky shtet i ka grumbulluar dy miliardë dollarë, të cilat i ka shpenzuar për zhvillimin e programit për armë të shkatërrimit në masë.

“Shtetet e Bashkuara dhe forcat tjera armike janë duke përhapur thashetheme me qëllim të keq”, tha një zëdhënës i Komitetit Kombëtar Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, i cili u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA.

“Një fabrikim i tillë nga forcat armike nuk është asgjë tjetër, pos një lloj loje e fëlliqur që ka për qëllim zbehjen e imazhit të republikës sonë dhe gjetjen e justifikimit për sanksione dhe presion kundër Republikës Popullore të Koresë Veriore”, thuhet më tej në deklaratë.

Uashingtoni ka shënuar përparime të vogla në përpjekje për ta detyruar Korenë Veriore që të heqë dorë nga programi raketor, pavarësisht tri takimeve të zhvilluara deri tash mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit korean, Kim Jong Un.

Ndryshe, zëvendësministri i jashtëm korean tha të shtunën se shpresat për bisedime me Shtetet e Bashkuara janë venitur dhe i kritikoi komentet e sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, i cili kishte thënë se Koreja Veriore po sillet në mënyrë mashtruese, shkruan “Reuters”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...