Nxënësit e Hong Kongut bojkotojnë mësimin në shenjë proteste - Bota Sot
Nxënësit e Hong Kongut bojkotojnë mësimin në shenjë proteste

Azia

Nxënësit e Hong Kongut bojkotojnë mësimin në shenjë proteste

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 08:11
Foto

Protestuesit e Hong Kongut e kanë penguar zhvillimin e transportit publik, ndërsa studentët dhe nxënësit kanë vendosur ta bojkotojnë mësimin pas një fundjave të tensionuar për shkak të disa prej përleshjeve më të dhunshme në tre muajt e protestave.

Të hënën, policia i patrulloi stacionet e trenit pasi protestuesit nuk lejonin që dyert e trenave të mbyllen, duke shkaktuar vonesa dhe kaos në mesin e udhëtarëve. Së paku një grup i protestuesve është arrestuar nga policia për shkak të pengimit të transportit publik.

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, nxënësit dhe studentët vendosën ta bojkotojnë mësimin. Disa besonin se fillimi i vitit të ri akademik do ta shënonte fundit e protestave masive që filluan para gati tre muajve kundër qeverisë së Hong Kongut, e cila mbështetet nga Kina.

Sidoqoftë, organizatorët thanë se së paku 9 mijë studentë dhe nxënës nga më shumë se 200 shkolla do të bëhen pjesë e bojkotimit të mësimit, i cili pritet të vazhdojë edhe të martën dhe nga një ditë në javë gjatë javëve të ardhshme deri në plotësimin e kërkesave të protestuesve.

“Ne jemi të gatshëm ta sakrifikojmë dinjitetin tona vetëm për ta përgjëruar shoqërinë që të ndryshojë”, tha Thomas Loh, njëri nga nxënësit që mori pjesë në organizimin e bojkotit në shkollën e tij, shkruan “The Guardian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...