Lam: Kurrë nuk kam menduar dorëheqjen

Azia

Lam: Kurrë nuk kam menduar dorëheqjen

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 09:52
Carrie Lam

Guvernatorja e Hong Kong-ut, Carrie Lam deklaroi se kurrë nuk kishte menduar të jepte dorëheqjen duke hedhur poshtë dyshimet mbi një dorëheqjen të mundshme të saj.

“Nxjerrja e bisedave të mia private i konsideroj të papërshtatshme. Jam shumë e zhgënjyer”, theksoi ajo.

Në një video të bërë publike, pretendohet se ajo kishte deklaruar se po mendonte dorëheqjen, përcjell Atsh.

Lam tha se Pekini ende besonte se Hong Kongu mund t’i zgjidhte trazirat vetë dhe qëllimi i saj është të rivendoste rendin dhe stabilitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat