Sulm me thikë, autori i masakrës mbyt tetë nxënës - Bota Sot
Sulm me thikë, autori i masakrës mbyt tetë nxënës

Azia

Sulm me thikë, autori i masakrës mbyt tetë nxënës

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 10:15
Foto

Një burrë raportohet se me thikë kasapi ka mbytur tetë fëmijë në një shkollë në Kinë.

Fëmijët kishin mbërritur në shkollë për ditën e parë të mësimit, por ata i priti një burrë me thikë kasapi brenda ambienteve të shkollës fillore në qytetin Enshi

Fillimisht është raportuar se ky burrë ishte futur me thikë brenda shkollës, duke i masakruar djemtë dhe vajzat që ishin brenda.

Në anën tjetër mediat kineze raportojnë se ai vetëm sa ishte liruar nga burgu dhe kishte filluar sulmin si hakmarrje ndaj shoqërisë.

I dyshuari menjëherë është arrestuar dhe mbetet në paraburgim. E zyrtarët kineze kanë njoftuar se sulmi ka ndodhur një ditë pas një masakre tjetër që ndodhi në një shkollë tjetër në provincën Hubei, ku mbetën të plagosur 10 fëmijë.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...