Së paku 14 të vdekur nga shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve në Indi

Azia

Së paku 14 të vdekur nga shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve në Indi

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:34
Ilustrim

Rreth 14 persona kanë vdekur të mërkurën në Indi nga një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh. Tragjedia ndodhi disa javë para fillimit të festivalit Hindu, i cili festohet me hedhjen e miliona fishekzjarrëve.

Nuk është e qartë nëse fabrika ku ndodhi shpërthimi, në rajonin verior të Punjab-it, ka qenë duke e zhvilluar procesin e prodhimit në mënyrë ligjore apo ishte një nga shumë fabrikat ilegale në mbarë vendin, të cilave u mungojnë standardet e sigurisë.

“I kemi nxjerrë trupat e 14 njerëzve”, tha zyrtari policor, Mukhtiar Singh.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen punëtorët e ekipeve të shpëtimit dhe dhjetëra civilë duke bërë kërkime nën rrënojat e një ndërtese.

India e feston festivalin e dritës, të njohur si Diwali, muajin e ardhshëm, kur pjesëmarrësit hedhin në ajër miliona fishekzjarrë, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat