Kina "mbështet" tërheqjen e ligjit për ekstradim në Hong Kong

Azia

Kina "mbështet" tërheqjen e ligjit për ekstradim në Hong Kong

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 10:00
Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se Qeveria e Kinës "e kupton, e respekton dhe e mbështet" tërheqjen e ligjit për ekstradim, i cili shkaktoi protesta të dhunshme në këtë vend.

Ligji do të lejonte që kriminelët e dyshuar të ekstradohen nga Hong Kongu në Kinë.

Ai është parë si dëshmi e kontrollit në rritje të Kinës mbi Hong Kongun dhe ka nxitur njerëzit të dalin në rrugë tash e sa muaj.

Në paraqitjen e parë publike, pas tërheqjes së ligjit të mërkurën, Lam tha se që nga fazat e para të projektligjit e deri në tërheqje të tij, ajo ka pasur mbështetjen e Kinës.

Hong Kongu është pjesë e Kinës nën modelin "një shtet, dy sisteme", që do të thotë se gëzon liri që nuk shihen në pjesën tjetër të vendit.

Ai ka kufijtë dhe sistemin e tij ligjor, ndërsa të drejtat, përfshirë lirinë e tubimit dhe fjalën e lirë, i ka të mbrojtura.

Tërheqja e projektligjit ka pak gjasa t'i qetësojë protestuesit, të cilët thonë se është bërë shumë vonë dhe kërkojnë më shumë demokraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat