Sulm në lagjen e ambasadave në Kabul - Bota Sot
Sulm në lagjen e ambasadave në Kabul

Azia

Sulm në lagjen e ambasadave në Kabul

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 12:12
Kabul, 5 shtator 2019.

Së paku dhjetë njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga shpërthimi i një makine bombë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Sulmi ndodhi në lagjen ku janë ambasadat, ndërtesat qeveritare dhe selia lokale e NATO-s.

Përgjegjësinë për të e morën militantët talibanë.

Ky është shpërthimi i dytë me bombë këtë javë në Kabul dhe vjen në kohën kur zyrtarët amerikanë dhe talibanët i kanë intensifikuar përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje, që do t'i jepte fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.

Sipas disa njoftimeve, postblloku që u sulmua të enjten, ndodhet shumë afër selisë së NATO-s.

Më 2 shtator, një sulm i talibanëve, po ashtu në Kabul, vrau së paku 16 njerëz dhe plagosi mbi 100 të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...