Mbrojtësi afgan i të drejtave të njeriut gjendet i vdekur pas kidnapimit

Azia

Mbrojtësi afgan i të drejtave të njeriut gjendet i vdekur pas kidnapimit

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 17:49
Pamje nga sulmet në Kabul, fotografi ilustruese.

Kryetarja e Komisionit të Pavarur për të Drejta të Njeriut në Afganistan, Shaharzad Akbar, ka thënë se ushtruesi i detyrës së shefit në zyrën në provincën Gor, Abdul Samad Amiri është gjetur i vdekur pasi është rrëmbyer nga talibanët.

Abdul Samad Amiri “është kidnapuar nga talibanët në rrugën e tij nga Kabuli në Gor. Ne kemi kuptuar për këtë lajm shokues këtë mëngjes, se ai është qëlluar natën e kaluar”, ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Zona Jalreez ku është gjetur i vdekur ai, gjendet në perëndim të Kabulit.

“Kolegët tanë janë organizuar për të sjellur trupin e Amirit në Kabul dhe tani janë me familjarët. Komisioni është në vuajtje dhe të gjithë janë jashtëzakonisht të shokuar. Ne jemi duke hetuar detajet dhe do të lëshojmë shumë shpejt një komunikatë”, ka thënë ajo në një tjetër postim.

Komisionarët e kësaj organizate emërohen nga Qeveria afgane.

Kjo vrasje vjen dy javë pasi organizata ndërkombëtare, Amnesty International ka paralajmëruar se komuniteti afgan për të drejta të njeriut është nën “sulme të vazhdueshme” si nga autoritetet, ashtu edhe nga grupet e armatosura.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aktivistët kanë qenë tejet të injoruar nga qeveria afgane dhe komuniteti ndërkombëtar, meqë janë përballur me “përbuzje, ngacmime, kërcënime dhe dhunë”, ka thënë organizata me bazë në Londër për të drejta të njeriut.

Ata është thënë të jenë përballur me këtë situatë përgjatë 18 vjetëve të luftës në Afganistan, ndonëse negociatorët e Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve duket se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për t’iu dhënë fund luftimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat