Paralajmërohen protesta të reja në Hong Kong - Bota Sot
Paralajmërohen protesta të reja në Hong Kong

Azia

Paralajmërohen protesta të reja në Hong Kong

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 09:18
Ilustrim

Protestuesit në Hong Kong kanë paralajmëruar se më 7 shtator do të bllokojnë aeroportin ndërkombëtar.

Kjo, mund të nxisë sërish shpërthimin e dhunës në Hong Kong, pasi njëjtë kishte ndodhur edhe në periudhën e fundit, kur protestuesit kishin bllokuar trafikun e aeroportit.

Udhëheqësja e territorit gjysmë-autonom, Carrie Lam në fillim të kësaj jave, e ka tërhequr projekligjin për ekstradim, që ka nxitur protesta për disa muaj, duke thënë se shpreson që vendi të mos përballet më me këtë situatë.

Projektligji mundësonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në pjesët tjera të territorit kinez.

Ajo është zotuar se bashkë me zyrtarë tjerë “do t’i drejtohen komunitetit për të nisur dialog të drejtpërdrejtë”, duke shtuar se “neve na duhet që patjetër të adresojmë pakënqësitë në shoqëri dhe të gjejmë zgjidhje”.

Hong Kongu, territor kinez, funksionon sipas organizimit, “një shtet, dy sisteme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...