Rekord botëror, 74 vjeçarja sjell në jetë binjakë - Bota Sot
Rekord botëror, 74 vjeçarja sjell në jetë binjakë

Azia

Rekord botëror, 74 vjeçarja sjell në jetë binjakë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:43
Erramatti Mangayamma

Një grua 74-vjeçare mendohet të jetë gruaja më e moshuar në botë që ka sjellë në jetë fëmijë. E moshuara ka sjellë në jetë dy binjake të cilat janë ngjizur me anë të fekondimit in vitro.

Erramatti Mangayamma, nga shteti Andhra Pradesh i Indisë solli në jetë dy vajza të shëndetshme këtë mëngjes. Bashkë me të, në momentin e lindjes ishte e bashkëshorti, me të cilin ka 57-vite që jeton, 78-vjeçari Raja Rao.

E moshuara, e cila kishte 30 vite që kishte hyrë në menopauzë, tha se u frymëzua nga fqinja e saj që kishte mbetur shtatzënë në moshën 55-vjeçare.

Ajo u shpreh: “Nuk mund t’i shpreh ndjenjat me fjalë. Këto foshnja më plotësojnë. Pritjes që zgjati për 6 dekada i erdhi më në fund fundi. Tani askush nuk mund të më quajë infertile.”

Nëse Mangayamma është aq vjeç saç thotë, kjo do ta bëjë atë 8 vite më të madhe nga mbajtësja aktuale e rekordit, Maria del Carmen Bousada de Lara.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...