Iranianët kërkojnë që Iranit t'i ndalohet pjesëmarrja në sportin botëror - Bota Sot
Iranianët kërkojnë që Iranit t'i ndalohet pjesëmarrja në sportin botëror

Azia

Iranianët kërkojnë që Iranit t'i ndalohet pjesëmarrja në sportin botëror

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:59
Teheran

Iranianët, të zemëruar me regjimin e vendit të tyre, po bëjnë thirrje që Irani të ndalohet të marrë pjesë në sportin botëror.

Hashtagu #BanIRSportsFederations (Ndaloni federatat e sportit të Iranit) u përdor mbi 60,000 herë në Twitter në vetëm 24 orë, si rezultat i, siç thuhet, ndërhyrjes së shtetit në sport.

Kjo pason dy ngjarje të profilit të lartë - një në futbollin vendas, një në xhudo ndërkombëtare - për të cilat përdoruesit e mediave sociale thonë se nxjerrin në pah pabarazinë e mprehtë midis regjimit iranian dhe njerëzve të tij.

Disa u rreshtuan pas një gruaje 29 vjeçe, e cila i ka vënë vetes flakën, jashtë një gjykate në Teheran, duke kundërshtuar një dënim me burg që i është shqiptuar pasi ka bërë përpjekje të hyjë në një stadium futbolli e maskuar si burrë.

Qeveria e Iranit nuk u lejon ende grave që të marrin pjesë në ndeshje zyrtare të futbollit, edhe pse Federata Botërore e Futbollit (FIFA) i ka kërkuar të bëjë një gjë të tillë nisur nga 31 gushti.

Shumë në mediat sociale kanë bërë thirrje që FIFA të ndëshkojë Federatën Iraniane të Futbollit për shkak të rastit të gruas në gjykatë.

Disa të tjerë, ndërkaq, reaguan për rastin e xhudistit Saeid Mollaei, i cili tha se druan për sigurinë e tij, pasi autoritetet iraniane i kërkuan që të tërhiqet nga Kampionati Botëror i Xhudos 2019 në Japoni, për të shmangur mundësinë e përballjes me një atlet izraelit.

Irani nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe i ndalon atletët e tij të garojnë kundër izraelitëve në ngjarje ndërkombëtare sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...