Protestuesit në Hong Kong i bëjnë thirrje Trumpit ta ‘çlirojë’ qytetin

Azia

Protestuesit në Hong Kong i bëjnë thirrje Trumpit ta ‘çlirojë’ qytetin

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 09:23
Protestuesit në Hong Kong

Qindra protestues nga Hong Kongu janë mbledhur në qendër të qytetit dhe kanë marshuar në drejtim të Konsullatës së Shteteve të Bashkuara, për t’i bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që ta çlirojë qytetin nga Qeveria kineze.

Autoritetet kineze kanë qëndruar pranë protestuesve që mbanin parulla të cilat kërkonin ndihmën e Shteteve të Bashkuara, shkruan Reuters.

Ky është vikendi i 14-të që rrugët e qytetit të madh i gjen të mbushura me protestues.

Kujtojmë se shkak për nxitjen e protestave në Hong Kong ishte një projektligj për ekstradim i cili u kundërshtua fuqishëm nga populli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat