Për shtatë muaj rrufeja u mori jetën 246 personave në Bangladesh

Azia

Për shtatë muaj rrufeja u mori jetën 246 personave në Bangladesh

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Si pasojë e goditjeve të rrufesë gjatë një periudhe shtatë mujore në Bangladesh jetën e kanë humbur jetën 246 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një studim i kryer në Bangladesh ka zbuluar se 246 njerëz humbën jetën dhe 97 janë plagosur si pasojë e goditjes nga rrufetë gjatë periudhës nga muaji shkurt e deri në gusht.

Në studim thuhet se shumica e personave kanë humbur jetën për shkak të rrufesë gjatë kohës kur ndodheshin duke mbledhur oriz në fusha. Numri më i madh i personave që pësuan për vdekje janë regjistruar në rajonin Satkhira.

Studimi është kryer nga një organizatë lokale e quajtur “Forumi i Shpëtimit të Komunitetit dhe Ndërgjegjësimit për Stuhitë me Rrufe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat