Japonia thotë se është e detyruar ta derdhë ujin radioaktiv në Paqësor

Azia

Japonia thotë se është e detyruar ta derdhë ujin radioaktiv në Paqësor

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 08:18
Foto

Kompania energjetike “Tokyo Electric Power” do të jetë e detyruar ta derdhë një sasi të madhe të ujit radioaktiv nga centrali i shkatërruar bërthamor i Fukushimës drejtpërdrejt në Oqeanin Paqësor. Lajmin e ka bërë të ditur ministri japonez i mjedisit.

Pasi centrali ishte goditur nga një tërmet dhe cunami në vitin 2011, kjo kompani i kishte mbledhur më shumë se një milion ton ujë të kontaminuar nga tubat e ftohura, të cilat shfrytëzoheshin për parandalimin e shkrirjes së masave të ngurta. Zyrtarët e saj kanë thënë se në vitin 2022 do t’iu harxhohet hapësira për mbajtjen e ujit në hapësirë të izoluar.

“Mundësia e vetme do të jetë derdhja e ujit në oqean dhe përzierja e tij me ujin e zakonshëm, duke e bërë më pak të dëmshëm”, tha zyrtari Yoshiaki Harada. “Tërë qeveria do të diskutojë për këtë temë, por unë do të doja ta ofroj opsionin tim të thjeshtë”, shtoi ai.

Një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje pritet të merret pas publikimit të raportit nga një panel ekspertësh.

Harada nuk saktësoi se çfarë sasie e ujit do të derdhet në oqean, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë energjetike nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me deklaratat e ministrit të mjedisit.

Miratimi i planit për derdhjen e ujit radioaktiv në oqean do të mund t’i zemëronte fqinjët e Japonisë, siç është Koreja Jugore, e cila muajin e kaluar e thirri në raportim ambasadorin japonez për ta sqaruar mënyrën e largimit të ujit nga centrali i Fukushimës, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat