Incident me viktima dhe të plagosur në Afganistan - Bota Sot
Incident me viktima dhe të plagosur në Afganistan

Azia

Incident me viktima dhe të plagosur në Afganistan

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Të paktën katër anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë, në një sulm vetëvrasës në portën e përparme të një baze ushtarake në periferi të Kabulit, ka njoftuar një zyrtar afgan.

Përgjegjëisnë për sulmin e mori grupi militant i talibanëve.

Të paktën tre persona të tjerë u plagosën, në sulmin që shënjestroi një bazë të forcave speciale afgane, tha zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Rohullah Ahmadzai.

Një gazetar i televizionit lokal ToloNews tha se një numër i personave të armatosur sulmuan bazën dhe se luftimet po vazhdonin.

Sidoqoftë, Ahmadzai mohoi se kanë ndodhur përleshje të armatosura pas shpërthimit.

Ky incident ndodh një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i shpalli “të vdekura” bisedimet mes SHBA-së dhe talibanëve që kishin për synim t'i japin fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...