Protestuesit në Hong Kong këndojnë “Zot Ruajeni Mbretëreshën” - Bota Sot
Protestuesit në Hong Kong këndojnë “Zot Ruajeni Mbretëreshën”

Azia

Protestuesit në Hong Kong këndojnë “Zot Ruajeni Mbretëreshën”

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 08:33
Hong Kong

Qindra njerëz në Hong Kong kanë protestuar duke kënduar “Zot Ruaje Mbretëreshën” para Konsullatës Britanike.

Ata po kërkojnë nga ish-fuqia koloniale të kujdeset që Kina t’i respektojë liritë autonome të qytetit të madh, shkruan Reuters.

Ky është vikendi i 15-të që rrugët e Hong Kong-ut i gjen të mbushura me protestues. Shpesh herë protestuesit pro-demokracisë janë të dhunshëm për shkak se konsiderojnë që Pekini po ndërhynë në punët e brendshme të qytetit.

Kujtojmë se shkak për nxitjen e protestave në Hong Kong ishte një projektligj për ekstradim i cili u kundërshtua fuqishëm nga populli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...