Më shumë se 70 mijë persona mbi 100-vjeç, ja se ku ndodhen - Bota Sot
Më shumë se 70 mijë persona mbi 100-vjeç, ja se ku ndodhen

Azia

Më shumë se 70 mijë persona mbi 100-vjeç, ja se ku ndodhen

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 08:58
Foto Ilustrim

Rritet për të 49-in vit radhazi,  numri i 100-vjeçarëve në Japoni, duke kaluar për herë të parë pragun e 70 000 personave mbi këtë moshë, ku prej të cilëve 88% janë femra.

Ministria e shëndetit ka publikuar të dhënat, që evidenton se 100 vjeçarët, që prej 1963-kur nisën të mbahen statistikat, ishin vetëm 153, duke shkuar në kuotën 1000 në 1981 dhe 50 000 në 2012.

Statistikat parashikojnë që edhe 37 000 të tjerë janë gati për të shuar 100 qirinj në fund të vitit, deri në mars të 2020.

Femra më e vjetër në Japoni është Kane Tanaka, banore e Fukuoka, që me 116 vitet e saj mban rekordin Guinness, si njeriu më i vjetër në botë.

Burri me jetëgjatësi më të madhe, 112 vjeç është Chitestu Watanabe dhe jeton në prefekturën e Nigata, në veri-perëndim të Tokyo.

Në 2018 në Japoni jetëgjatësia mesatare për gratë dhe burrat ishte respektivisht 87.3 dhe 81,2 vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...