Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron - Bota Sot
Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Azia

Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 12:39
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të aneksojë vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor, duke përfshirë edhe atë në qendrën e qytetit më të madh palestinez, nëse rizgjidhet pas zgjedhjeve parlamentare këtë vit.

Netanyahu i tha radios ushtarake izraelite sot se ai planifikon të aneksojë "të gjitha vendbanimet" në Bregun Perëndimor.

I pyetur nëse kjo përfshin një enklavë të mbrojtur nga disa qindra banorë hebrenj në qytetin e ndarë të Hebronit, një skenë e shpeshtë konflikti midis dy kombeve, ai u përgjigj: "Sigurisht".

Netanyahu tani po lufton për mbijetesë politike. Ai premtoi shumë para zgjedhjeve në një përpjekje për të marrë mbështetjen e nacionalistëve.

Ai premtoi të aneksojë Luginën Jordan, e cila përbën gati 30 për qind të Bregut Perëndimor të okupuar.

Kritikët thonë se në rast të premtimeve të tilla, çdo shpresë e mbetur e palestinezëve për krijimin e një shteti të pavarur do të eliminohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...