Pse po i rruajnë flokët politikanët e Koresë Jugore - Bota Sot
Pse po i rruajnë flokët politikanët e Koresë Jugore

Azia

Pse po i rruajnë flokët politikanët e Koresë Jugore

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 10:22
Foto

Lideri i opozitës në Korenë Jugore i është bashkuar politikanëve të tjerë që i kanë rruar flokët në publik në shenjë proteste kundër qeverisë.

Hwang Kyo-ahn i hoqi flokët para përkrahësve të tij dhe gazetarëve përballë pallatit presidencial të hënën në mbrëmje.

Akti simbolik është protestë kundër ministrit të ri të drejtësisë, Cho Kuk, familja e të cilit është e përfshirë në dyshime për korrupsion.

Javën e kaluar, dy deputete të Koresë Jugore e bënë të njëjtin veprim për shkak të këtyre dyshimeve për zyrtarin e lartë.

Ata po kërkojnë që ministri i drejtësisë të japë dorëheqje ose të shkarkohet nga presidenti Moon Jae-in.

Cho Kuk, ish-profesor i drejtësisë dhe ndihmës i presidentit, u zgjodh ministër i drejtësisë javën e kaluar.

Sidoqoftë, politikanët e opozitës reaguan kundër zgjedhjes së tij në këtë pozitë për shkak të akuzave për mashtrim akademik dhe krime financiare ndaj familjes së tij.

Gruaja e tij akuzohet për mashtrim, më saktësisht për ndihmë të paligjshme që ia mundësoi vajzës së tyre regjistrimin në universitet dhe fitimin e bursave, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...