Zgjedhjet e reja në Izrael prodhojnë rezultatin e njëjtë - Bota Sot
Zgjedhjet e reja në Izrael prodhojnë rezultatin e njëjtë

Azia

Zgjedhjet e reja në Izrael prodhojnë rezultatin e njëjtë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:17
Benjamin Netanyahu dhe Benny Gantz.

Të dhënat jozyrtare të zgjedhjeve parlamentare të Izraelit tregojnë se rezultati është shumë i përafërt mes dy partive kryesore, shkruajnë mediat izraelite.

Partia Likud e kryeministrit aktual, Benjamin Netanyahu dhe ajo e Bardhë e Kaltër e kundërshtarit të tij kryesor, Benny Gantz, kanë fituar secila nga 32 vende në Parlament , raporton transmetuesi publik izraelit, Kan.

Times of Israel, televizioni publik, raportoi rezultatet jozyrtare bazuar në numërimin e 96.9 për qind të votave.

Parlamenti izraelit ka 120 vende, prandaj për të fituar shumicën, partia ose koalicioni qeverisës duhet të ketë së paku 61 deputetë.

Partia më e vogël e djathtë, Yisrael Beite, duket se mban ekuilibrin e fuqisë.

Avigdor Liberman, udhëheqësi i partisë, tha se e vetmja mundësi ishte që të formohej një qeveri e gjerë e unitetit kombëtar.

"Ne kemi vetëm një mundësi - një qeveri e gjerë, e krahut të djathtë të unitetit kombëtar, të përbërë nga Yisrael Beitenu, Likud dhe Blu e Bardhë", tha ai.

Sidoqoftë, partia Bardhë e Kaltër ka përjashtuar mundësinë që të ulet me zotin Netanyahu në një koalicion.

Rezultatet zyrtare të pjesshme priten të bëhen publike të mërkurën.

Benjamin Netanyahu, kryeministri me mandatin më të gjatë në Izrael, është duke u përpjekur të fitojë një mandat të pestë në detyrë.

Netanyahu, i cili udhëheq partinë e krahut të djathtë Likud, është zotuar të aneksojë vendbanimet hebraike dhe një pjesë të territoreve të tjera në Bregun Perëndimor të okupuar, nëse ai vazhdon mandatin e tij.

Palestinezët, të cilët kërkojnë një shtet në Bregun Perëndimor dhe Gazë, me kryeqytetin e tij në Jerusalemin Lindor të okupuar, kanë paralajmëruar se lëvizje të tilla do të vrisnin çdo shpresë për paqe.

Benny Gantz, i cili udhëheq partinë Kaltër dhe Bardhë, nuk e ka mbrojtur asnjë formë të aneksimit, megjithëse qëndrimi i tij për krijimin e një shteti palestinez është i paqartë.

Votuesit izraelitë u drejtuan në kutitë e votimit për zgjedhjet e parakohshme, përderisa kryeministrit Netanyahu kërkon një mandat të pestë. Ai i thirri zgjedhjet pasi nuk arriti të formojë një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të prillit, në të cilat Likud dhe Kaltër dhe Bardhë fituan nga 35 vende secila në parlamentin me 120 vende./REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...