Irani planifikon të mbajë paradë ushtarake në Gjirin Persik - Bota Sot
Irani planifikon të mbajë paradë ushtarake në Gjirin Persik

Azia

Irani planifikon të mbajë paradë ushtarake në Gjirin Persik

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Gjatë 22 shtatorit Irani do të mbajë paradën ushtarake në Gjirin Persik, ku do të marrin pjesë 200 anije, shkruan “Iran Front Page” duke u thirrur në burime brenda ushtrisë iraniane.

Këtë paradë ushtarake Irani ka vendosur ta mbajë pas rritjes së tensioneve mes Washingtonit dhe Teheranit.

“Rreth 200 anije të llojeve të ndryshme të Gardës Revolucionare të Iranit do të marrin pjesë në paradën e organizuar në Gjirin Persik gjatë 22 shtatorit, për të shënuar përvjetorin e fillimit të luftës irano-irakiane gjatë vitit 1980”, thuhet në portalin iranian.

Kujtojmë se Irani po akuzohet nga Arabia Saudite dhe SHBA-të për bombardimin e rafinerive saudite të naftës me dronë dhe raketa, edhe pse Teherani zyrtar kategorikisht po e mohon një gjë të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...